Vllasi: Shtyrja e ratifikimit nuk do të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi

Analisti politik nga Prishtina, Azem Vllasi, ka thënë për gazetën Pobjeda se shtyrja me 1 shatatorë e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

Seanca e Kuvendit në të cilën duhej të ratifikohet marrveshja është shtyrë për shkak të mungesës së votave të nevojshëme.Në Kosovë, tash një kohë të gjatë ekzistonë problemi jo vetëm në mes të opozitës dhe pushtetit, por është edhe një numër i deputetëve të koalicionit qeverisës të cilët kanë qëndrim të luhatshëm ndaj kësaj çështje – thotë Vllasi.

Ai thekson se kjo nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Malin e Zi, sepse, siç thotë ai, mosmarrëveshjet midis opozitës dhe koalicionit qeverisës janë kryesisht çështje e brendshme e Kosovës.

Unë besoj se deri në shtatorë do të gjendet një zgjidhje.Sa i përket Malit të Zi, ka treguar një marrëdhënje të drejtë, që mënjëherë pas shpërthimit të krizës parlamentare në Kosovë rreth kësaj çështjeje, qeveria e Malit të Zi ka bërë ofertën publike që edhe një herë të bisedohet dhe nëse është bërë ndonjë gabim të korrigjohet ai, është shprehur Vllasi./Malësia.ME/AntonGokaj/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!