Deputetët për 6 muaj shpenzuan 28 mijë euro në telefona

Deputetët në 6 mujorin e parë të këtij viti për shfrytëzimin e telefonisë celulare zyrtare kanë shpenzuar 28,117 mijë euro nga arka shtetërore, i është kumtuar gazetës “Pobjeda” nga kuvendi i Malit të Zi.

Kuvendi u paguan deputetëve llogarinë për telefon deri në 100 euro në muaj, kurse nënkryetarët dhe shefi i parlamentit mund të shpenzojnë edhe më shumë.

Të rikujtojmë se më parë shpenzimet e larta në shfrytëzimin e telefonave zyrtar , ka tentuar ti zvogëloj kryetari i mëparshëm i kuvendit Darko Pajoviq, i cili gjatë mandatit të tij kishte premtuar se do të kufizojë shpenzimet nga 100 në 50 euro për përdorimin e telefonave zyrtar, por nuk arriti. Udhëheqja aktuale, nuk e ka përmendur racionalizimin e shpenzimeve kur është fjala për përdorimin e telefonave zyrtar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!