Mali i Zi hap kufijtë për qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë…

0

Nga nesër Mali i Zi do të hap kufijtë për disa shtete të rajonit.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha theksoi se kufijtë do të hapen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë – Hercegovinës dhe Serbisë.


Ai në TV Vijesti tha se të premten do të mbahet mbledhja elektronike e Trupit Nacional Koordinues për sëmundje infektive në të cilin do të definohen mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga këto shtete.
Mugosha ka thënë se gjendja epidemiologjike me koronavirusin në këto vende po përmirësohet./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!