Dukaj: Nikë Gjeloshaj i vetmi lider që hap dyert për rini

Politikologu shqiptar nga Mali i Zi, Kristjan Dukaj për herë të parë fton publikisht ish deputetin e Alternativës Shqiptare, Nikë Gjeloshaj që të zbatoj reforma brenda partisë në mënyrë që të fitoj përkrahjen e rinisë – shkruan njekomb.com.

Kristjan Dukaj shkruan qartë që nëse ndodhin këto reforma dhe nëse rinia vjen në shprehje brenda partisë dhe koalicionit me partitë tjera, është i gatshëm të përkrahin këtë parti dhe të angazhohet maksimalisht.

Gjithashtu ai cekë që Nikë Gjelosh është i vetmi lider që bën një ftesë të tillë publike për reforma dhe për angazhim të rinisë në mënyrë maksimale.

Më poshtë statusi i plotë i Kristjan Dukaj

Miq të nderuar,

Sot lexova një status nga ish deputeti i Malësisë në parlamentin e Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj i cili fton të gjithë të rinjët, intelektualët, shoqatat etj.., për një bashkëpunim sa më të mirë për një Malësi sa më të mirë.

Është për tu përshëndetur një akt i tillë, të cilin e kemi pritur që sa kohë, mirëpo asnjë politikan tjetër nuk u deklarua kaq hapur për reforma dhe ide të tilla.

Ish deputeti Nikë Gjeloshaj, flet gjithashtu edhe për reforma që do të ndodhin, pa durim po pres ti shofë…

Nëse një gjë e tillë ndodhë, unë bashkë me grupin tim, jemi të gatshëm të mbështesim këtë subjet politik, për të mirën e Malësisë dhe për të ardhmen e rinisë.

Urime për këtë akt, inicijativë, ishte më se e nevojshme..që sa kohë flas dhe shkruaj për këtë ide.

P.s.
Ndërsa ata që dje deshtën Frontin Demokratik dhe Serbinë sot është vonë të thonë se e duan Malësinë

Shperndaje