Gjukanoviq: Zgjedhjet në 2020, ska qeveri kalimtare

Nuk ka asnjë arsye për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, as për të formuar qeverinë e besimit zgjedhor, tha presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.

“Nuk shoh asnjë arsye për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk shoh ndonjë ngjashmëri me 2016. Nuk ka arsye për të riorganizuar Qeverinë dhe për të krijuar Qeverinë e besimit zgjedhor. Kjo qeveri ka legjitimitet dhe Kryeministri ka të drejtë në qëndrimin e tij, por unë e di nga bisedat që kam pasur me të se qëndrimi i tij është identik me timin.

Pra, dua të them se nuk duhet shpresuar për ndonjë qeveri të besimit zgjedhor, duhet shpresuar për funksionimin e rregullt të sistemit politik të Malit të Zi, kryerjen e rregullt të çështjeve qeveritare për organizimin e zgjedhjeve të rregullta që do të jenë në 2020, “tha Gjukanoviq.

Gjukanoviq tha gjithashtu se qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e opozitës nga paramenti, duke theksuar se pas zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, shumica e partive opozitare ndërprenë bojkotin. Gjukanoviq shtoi se ai dëshiron që parlamenti të kompletohet dhe bën thirrje për bashkëpunim brenda institucioneve pa, siç thotë ai, shantazh dhe ultimatume./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!