Nimanbegu: Për pjesëmarrjen në Qeveri kur të shohim kush është kryeministri

0

Përfaqësuesi i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, tha për gazëtën Dan se partitë e pakicave, veçanërisht ato shqiptare, po marrin ftesa konfuze për të marrë pjesë në qeverinë e re të Malit të Zi.

Kjo nuk bëhet nga të tre koalicionet, por nga kreu i koalicionit ‘E Bardha në të Zezë’, paraqitjet mediatike të të cilit shoqërohen me eufori fituese dhe konfuzion. Por edhe nga dy udhëheqës të Frontit Demokratik, njëri prej të cilëve, na quan linja e fundit e mbrojtjes së Millo Gjukanoviq.

Motivet janë të qarta për ne, sepse me pjesëmarrjen e pakicave në Qeveri, ndikimi i tyre do të ishte më i vogël, kështu që duket se nuk duan që pakicat të jenë anëtare korrigjuese të qeverisë së ardhshme “, tha Nimanbegu.

Se kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Millo Gjukanoviq, siç tha ai, tregon edhe e gjithë puna politike shumëvjeçare e tyre.

“Ne në terren konfrontohemi me PDS (DPS), e cila na ka njohur me vite si një frenim në arritjen e qëllimeve të tyre në zonat ku jetojnë shqiptarët.

Unë do të përmend komunën e Tuzit, Kriporën, Valdanosin dhe projekte të ngjashme, ku ne arritëm sukses dhe ndaluam synimet e DPS-së dhe arritëm qëllimet në kundërshtim me pikëpamjet e dikurshme të Partisë Demokratike të Socialistëve, dhe të gjitha këto në momente kur ne kurrë nuk ishim numri 41 në Parlamentin e Malit të Zi.

Ne mbrojmë parimet demokratike dhe orientimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik, barazinë e popujve dhe mos-diskriminimin, zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës, shtetin laik dhe marrëdhënie më të mira me të gjithë fqinjët e Malit të Zi, përfshirë Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Këto janë qëndrimet mbi të cilat lista jonë e koalicionit do të deklarohet, tha Nimanbegu.

Se cilën qeveri do ta mbështeste, Nimanbegu tha se është e vështirë me dhënë një përgjigje më të hollësishme kësaj pyetjeje pasi që nuk dihet as emri i mandatarit.

Ai thotë se do të mbështeste çdo qeveri që do të bazohej në parimet që ai i theksoi. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!