Reinke: SHBA i gëzohet partneritetit me qeverinë e ardhshme të Malit të Zi

0

Qeveria Amerikane i gëzohet partneritetit me qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, të konstituar përmes procesit demokratik, si një reflektim i vullnetit të popullit, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë, Judy Rising Reinke.

Pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht, nga Ambasada e SHBA uruan Malin e Zi për pjekurinë demokratike të treguar gjatë zgjedhjeve paqësore në kushtet e pandemisë COVID-19.

Reinke vlerësoi se ky është një moment historik për demokracinë malazeze.

“Qeveria Amerikane i gëzohet partneritetit me qeverinë e ardhshme, të konstituar përmes procesit demokratik, si reflektim i vullnetit të popullit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mik, partner dhe aleat i qytetarëve të Malit të Zi, “tha Rising Reinke./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!