Merkel takon në Tiranë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas një takim dypalësh mes dy delegacioneve shtetërore.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!