Gjeloshaj: Asnjë votë për PDS-në, asnjë votë për Dukoviqin dhe Shkrelen që votuan kundër që Malësia ta fitoj Komunën

Nik Gjeloshaj në konventen e ”Shqiptarve të Vendosur” në Tuz ka thënë se Shqiptarve në Mal të Zi u ka munguar ky bashkim i fuqishëm dhe në çdo moment kur po bëhën bashkime të tilla të fuqishme siç është ky koalicion, ka të tillë që nën petkun e patriotizmit të rrëjshëm po mundohen të bëjnë ndarje, ndarje të fuqishme fetare dhe krahinore, që ne i kemi vuajtur shumë, gjatë gjithë kësaj periudhe, është shprehur Gjeloshaj.
Dua të përmend vetem disa çështje kryesore, që përveç angazhimit për ti sjell qytetarëve në Malësi institucionet më afër, takimet e shumta dhe punën e madhe për të zgjidhur probleme dua të përmend ketu disa hapa të rëndësishem që janë bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptar në Mal të Zi.
Hapja e drejtorisë për arsimimin e pakicave,Abetarja kombëtare, Ujësjellesi në Hot, Aprovimi i ligjit për kompensimin e nënave me tre dhe me shumë fëmijë, Rruga Dinosh-Pikal-Triesh dhe në fund fjalori i canu që na bashkojë të gjithëve dhe bëri të mundur që mbeturina të tilla të largohen nga qarkullimi.
Kam një porosi,asnje vote votet për kandidatet e DPS qe votuen kundra Malesiet, vota per DPS eshte vote qe te Ju perfaqsoje Halil Dukoviq dhe Luigj Shkreli qe i than publikisht Jo Malesis dhe zhvillimit te saj, nese i votoni, ata perseri do te i thon JO Malesis, do te i thon PO uzurpimit te Valdanosit dhe ndertimit ne token e Krypores. Do te i thon PO mbajtjes se ligjit per te mira detare, ku diskriminohet Ulqini.
Do te votojne Po per komuna ku copetohet trungu shqiptare sikur votuen per komunen e Gucis. Do te votojne PO qe ne planin hapsinor ne pjesen e parkut nacional nga dogana ne Bozhaj e deri ne Zete, ku jane prona shqiptare mos te munde te ndertohet asnje objekt, qe tokat tona te jene vec per kampime e ne Zete e Virpazar ne breg te liqenit te kete restorane dhe marina.
Gjeloshaj tha se, duhet guxim i madh që kur sheh që shqiptarët po bashkohen të mundohesh ti ndash, duhet guxim i madh që kur dalin dy koalicione ti ta krijosh të tretin, duhet guxim i madh që pa asnjë shans për të fituar ti futesh gares për ti penguar vellezerit tu dhe ti ndihmosh të tjereve.
Sot na dalin e thonë jemi lista që nga Rozhaja deri në Breg të Bunes përfaqësojmë shqiptaret, pastaj thonë votoni të vetmin Malësore e mos ja jepni votëm Ulqinakut, po rrethove 1 ke votuar thot Gencin e jo Niken. Nga ktu dua tju them një mesazh të qartë, për Niken nuk përben asnjë problem, je Ulqinak apo Malsorë, je Mysliman apo Katolik, je i gjatë apo i shkurter, qytetarë apo katunar, për mua  nuk ka ndasi të tilla, për këtë arsye nuk kemi pas guxim të marrim detyren për të  ndar Malësinë, nuk kemi pas guxim të bëjmë ndasi krahinore dhe fetare, nuk kemi pas guxim të djegim vota por të bashkojmë sa më shumë që  neser të mbrojmë sa më mirë interesat tona.Vota për Gencin është votë për Niken e Fadilin, vota për Niken është votë për të gjithë ne, vota për shqiptarët e vendosur është vota për të mirën e shqiptareve  në Mal të Zi, votë për përfaqësim më të mirë, votë për punë dhe dinjitet.
Shqiptaret jane te Vendosur te faktorizojne vetvetin dhe me ndihmen e miqeve tone nderkombetare, qe do te jene garant per zbatimin e marrveshjeve do te fuqizojm te gjitha kerrkesat tona, te vendosur si asnjeher, do te fitojme, do jemi e vetmja liste shqiptare qe do perfaqesohet ne Parlament, per arsye se jemi shumefish me shume, jemi shumefish me te fuqishem se sta te cilet ju futen gares per te na prishur pune, jemi me te fuqishem se ata qe ju futen gares per te prishur pune, jemi shume me shume se ata qe i bashkoje deshtimi. Me daten 16 tetor ne mbremje dhe 4 vitet e ardhshme ju do jeni krenar per zgjedhjen qe keni bere, do jeni pjese e punes, bashkimit dhe suksesit qe do kene shqiptaret, tha Gjeloshaj.
Ashtu si 25 vitet e kaluara ashtu edhe keto 4 vite disa do vazhdojne ta shohin parlamentin nga televizori, nuk ishin ne gjendje te dorezonin dokumentacionin e nevojshem per te marre pjese ne zgjedhje e jo me te fitojne perkrahjen e popullit. Uroj qe me ne fund ta kuptojne se jane vetem humbes, humbes kronik, humbes jo me vite por me dekada, njerez qe krenohen me humbje dhe ne karrieren e tyre skan asnje sukses.
Më poshtë mund të ndiqni edhe fjalimin e Gjeloshaj dhe Mehmet Zenkës në konventen e mbajtur në Ulqin:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!