Konkurent e jo kundërshtar politik

Në sistemin pluralist në krahasim me ate monist  në garat zgjedhore subjektet pjesëmarrëse përveç programit zgjedhor ofrojnë edhe përfaqësimin me persona të profileve të ndryshme, ndërsa kujdes  i kushtojnë komunikimit me elektoratin votues për të arritur objektivat e planifikuara. Po ashtu  gjatë  fushatave zgjedhore nga individ apo subjekte politike  përdorën shprehje  apo sintagma të ndryshme  ndaj subjektëve të tjera pjesëmarrëse, duke i cilësuar ata me epitete të ndryshme duke dëshmuar qasjen  diletante  me fjalorin e tillë politik

Nail  Draga

Në zgjedhjet e ndryshme qofshin ata lokale apo parlamentare na ka ra rasti të degjojmë deklarata të ndryshme qoftë nga individet apo subjektet poltike, duke cilësuar pjesëmarrësit e tjerë si kundërshtarë politik.  Madje në disa zgjedhje kemi pasur  akuza të  ashpra duke mos zgjedhur fjalë madje  duke i cilësuar  kundërshtarët politik si armiq duke tejkaluar komunikimin normal vetëm për përfitime politike të subjektit  përkatës. Nuk ka dilemë, se veprimet e tilla janë të nxituara,  duke dëshmuar diletantizëm  politik qe nuk nderojnë as indvidin apo subjektin përkatës.

Vlerësimi i tillë është  shprehi e individëve të cilëve iu mungon  kultura gjuhësore. përvoja politike dhe njohuritë elementare për shoqërinë pluraliste. Tash më dihet  se një mentalitet i tillë është kriuar në kohën  e monizmit, duke përdorur frazeologjinë  se “kush nuk është me ne është kundër nesh”. Ishte kjo një frazeologji fatale, sepse pati pasoja të mëdha me eliminimin e mijëra personave në vendet e ish kampit socialist, në emër të ideologjisë së kohës së diktaturës komuniste. Edhe pse një sistem i tillë ka përfunduar nga viti 1990, mentaliteti  i asaj kohe ende është i pranishëm te individ të ndryshëm apo  subjekte politike të cilët garojnë në zgjedhje.

Pluralizmi-sistemi i ofertës politike

Duke marrë parasysh se jetojmë në një kohë tjetër  përkatësisht në pluralizëm, mendoj, se një qasje e tillë është e  tejkalaur për shoqëritë demokratike. Sepse nuk është  e pranueshme në pluralizëm  që te kemi përçarje dhe të krijojmë  armiq,  sepse një koncept i  tillë i përket së shkuarës. Për dallim nga monizmi  pluralizmi  paraqet ofertë politike  për të gjithë qytetarët, ndërsa  elektorati votues   është ai qe vlerëson  subjektet përkatëse me voten e tij.

Andaj, mendoj se është e udhës që  në vend të sintagmës  kundërshtar politik duhet të përdorët sintagma konkurent politik.

Një formulim i tillë është më  i pranueshëm  sepse konkurenca është kategori shoqërore  në çdo vepimtari e cila si bazë ka vlerën e cila çmohet nga qytetarët  e mjedisit përkatës.

Për të qenë më i qartë në lidhje me konceptin e konkurencës, si shëmbull mund të marrim tregun, ku përsonat përkatës që njihen si tregtar në treg ekspozojnë mallin e tyre. Dhe si element bazë i vlerësimit të mallit është cilësia e tij, që paraqet përmbajtjen ndërsa  së dyti kemi komunikimin me klientin. Nëse pronari i mallit, përkatësisht tregtari përkatës ka mallin cilësor dhe vlera komunikuese  qe ka të bëj me etikën  dhe mirësjelljen,  ai do të ketë sukses me  të madh  me klientet.Ndërsa e kundërta ndodh kur edhe pse  malli është i njëjtë por  mungon niveli i  komunikimit me klientin.Pra, kemi të bëjmë kategorinë tipike të konkurencës në lidhje me ofertën e paraqitur ndaj klienteve, në një mjedis të caktuar.

Zgjedhjet-gara konkuruese

Dhe një konkurencë e tillë e tregut ne analogji manifestohet edhe të subjektet politike, në garat zgjedhore lokale apo shtetërore. Këtu para se gjithash mendoj ne ato subjekte politike që ofrojnë  programe të realizushme e jo megalomane por edhe regjistër të personave profesionist dhe autoritativ si përfaqësuesit e tyre, që kanë qasje parimore ndaj çështjeve preokupuese të qytetarëve të ati mjedisi. Ndërsa e  kundërta ndodh me subjektet tjera që kanë qendrime utilitare, për përfitime të rastit të individëve apo klaneve të tyre.Të tillët mund të kenë sukses të mashtrojnë n elektoratin, por patjetër do të denohen më vonë, sepse janë treguar matrapaz  politik.

Në mjediset  me përvojë  politike dhe  kulturë demokratike,  konkurenca është parimi bazë  që bën diferencimin e një subjekti nga të tjerët. Sepse duke prezantuar e realizuar vlera programore me kuadra të dëshmuara subjekti përkatës fiton imazhin e seriozitetit për objektivat e planifikuara.

Ndërsa tjetër është gjendja në mjediset  posmoniste në vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, ku  nuk zgjidhen mjete për të arritur qellimin, përkatësisht  marrjen e pushtetit për të qeverisur. Këtu nuk vijnë në shprehje përmbajtjët programore, por kulti i individit si dhe mjeshtria e manipulimit me elektoratin votues, përmes premtimeve të ndryshme e madje edhe deri të blerja e votës, si mallë tregu.

Në këtë aspekt edhe ne shqiptarët nuk bëjmë  ndonjë përjashtim, duke  dëshmuar se koncepti i demokracisë pluraliste  është ende i  pa konsileduar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!