Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në katër komuna të Malit të Zi do të fillojë sonte në mesnatë.

Të drejt vote në Mal të Zi kanë 528.817 qytetarë. Në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë 17 lista zgjedhore,në mesin e tyre edhe 3 lista shqiptare: Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH), Koalicioni Shqiptarët “Me një qellim” (PD-IQ-LDMZ-Perspektiva) dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në Budvë,Kotorr ,Andrievicë dhe në Guci. Në Budvë në zgjedhje do të marrin pjesë 8 parti dhe 2 koalicione ,në Kotorr 12 parti ,në Andrievicë 7.Në Komunën e Gucisë marrin pjes  6 parti dhe 1 koalicion mes tyre edhe dy lista shqiptar, koalicioni ”Shqiptarët të Vendosur” dhe lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Vendvotimet do të hapen në ora 7 dhe do të mbyllen në orën 20.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!