Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do ti mbikëqyrin 2.600 vëzhgues.
Misionin më të madh vëzhgues do ta ketë Qendra për monitorim dhe hulumtim CEMI e cila Komisionit shtetëror të zgjedhjeve ia ka dorëzuar regjistrin prej 1400 vëzhgues, njofton portali Antena M. Misionin vëzhgues të Asamblesë parlamentare të OSBE për zgjedhje e përbejnë 33 deputetë nga 23 vende anëtare të kësaj organizatë ndërkombëtare.