Pyetjet për kombin, gjuhën dhe fenë mbeten në regjistrimin e popullsisë

Propozimi i grupit të organizatave joqeveritare që në regjistrimin e popullsisë të anashkalohen pyetjet mbi përkatësinë etnike, fenë dhe gjuhën amtare është refuzua, thuhet në Raportin e debatit publik të zhvilluar.

Diskutimi mbi projektligjin për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021 u organizua nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Propozimi i agjensionit DAMAR, Qendrës për Tranzicion Demokratik, Stars-UP, Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Juventas dhe Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim refuzohet sepse, heqja e këtyre pyetjeve do të çonte në papajtueshmëri me ligjet e tjera.

“Kjo do të ishte në kundërshtim me rregullat ligjore dhe teknike për hartimin e rregulloreve,” thuhet në shpjegimin e publikuar në faqen e internetit të Qeverisë./Malësia.ME/

Shperndaje