Gjeloshaj: Sulm kundër të gjithëve, sulm kundër njerëzimit vlerave dhe qytetrimit përëndimor sulm kundër lirisë dhe demokracisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi z. Nik Gjeloshaj sot i ka shprehur ngushëllimet popullit francez në komunikim me Ambasadën Franceze në Podgoricë.
Gjeloshaj shkruan:

Ky është një sulm kundër të gjithë neve, sulm kundër njerëzimit, kundër vlerave dhe qytetrimit perëndimor, sulm kundër lirisë dhe demokracisë.
Ndjej një dhimbje të thell për atë çfarë po ndodh, sot të gjithë jemi pjesë e kësaj dhimbje, të gjithë jemi me popullin francez.

Jam shumë i sigurt se çdo njëri nga ne ka ndjerë dhimbje për ngjarjet që kanë ndodhur mbrëmë në Francë. Për këtë arsye sot kamë telefonuar Ambasadën Franceze në Podgoricë, në emrin tim dhe në emrin e shqiptarëve në Mal të Zi Ju kam shprehur ngushëllimet për viktimat, dhimbjën që kemi përjetuar, solidaritetin dhe përkrahjën për popullin francez.
Terorizmi nuk njeh fe as komb, të gjithë jemi të rrezikuar nga ky fenomen, nga këto qënje antinjerëzore dhe antihumane.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!