Kisha ortodokse serbe po vazhdon që në mënyrën më flagrante të përdhosë trashigiminë kulturoro-historike të zonës së Krajës, duke vazhduar ndërtimin pa leje të kishave.
Pas asaj të Rumisë, e cila jo vetëm nuk po hiqet nga organet kompetente por po shfrytëzohet edhe si vend pelegrinazhi, krypeshkopi i kishës serbe Amfillohije Radoviq po vazhdon ndërtimin e kishave pa lëje në ujdhesat e Liqenit të Shkodrës, pranë brigjeve të Krajës.
Nëse kishte dyshim se ajo e Rumisë, e vendosur në vitin 2005, mund të mos ishte përkrahur nga pushteti i Malit të zi, tashmë cdo gjë është e qartë. Kisha ortodokse serbe duket se e ka përkrahjen e plotë të pushtetit aktual malazez në veprimtaritë e veta kundër shqiptarëve.