Seancën konstituive e KK të Gucisë: LDnëMZ përsëri bojkoton himnin e Malit të Zi

Në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Gucisë sot u verifikuan mandatet e 30 këshilltarëve.

Në zgjedhjet që u mbajtën me 16 tetor asnjë parti nuk ka fituar shumicën absolute.

Më së shumti mandate në këto zgjedhje ka fituar PDS (DPS) 9, ndërsa Partia për Guci 6 mandate, LDnëMZ 4 mandate, UDSH-Aleanca Shqiptare 3 mandate, SD 4, SDP 2, koalicioni Çelësi 1 dhe Partia Boshnjake 1 mandat, transmeton Malësia.ME.

Në seancën e parë të Kuvendit të ri nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, për arsye se ende nuk është rënë dakord koalicioni qeverisës.

Me shumë gjasa Kumunën e Gucisë në katër vitët e ardhshme do ta drejtojë PDS-ja me partnerët e saj. Në koalicionin e ri duket që nuk do ketë vënd vetëm për LDnëMZ, SDP dhe SNP.

Seanca konstituive e parlamentit lokal në Guci u shënua me bojkot të himnit të Malit të Zi nga këshilltarët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi: Bujar Hasangjekaj, Asdren Çelaj, Antigona Kukaj dhe Shaban Prelvukaj./Malësia.ME/

Sot seanca konstituive e KK të Gucisë: PDS pritet të formoj pushtetin me shqiptarët dhe SD

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!