Në Kosovë, zyrtarë të Komisionit për Shënimin e Kufirit thanë se përdorimi i dokumenteve kadastralë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ka bërë që Kosova të humbasë territor.
Gjatë një raportimi në Parlament ata kritikuan komisionin e dikurshëm për shkelje të kritereve standarde për shënimin kufirit. Kjo çështje vazhdon të mbajë të ndarë politikën në vend./Zeri i Amerikes/