Shqipëria me 10 lojtar mund Turqin në Antalia (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=d9pJv8F70QY

Kombëtarja e Shqiptare ka treguar edhe një herë forcën që e karakterizon në ndeshjet kur luan me një lojtar më pak. Shqipëria, të hënën, në Antalya luajti për 50 minuta me një lojtar më pak, dhe në fund fitoi ndaj Turqisë vendëse me shifrat 3:2.

Mesfushori Ledian Memushaj bëri dy faule të shpejta dhe në minutën e 41-të u përjashtua nga kjo miqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në momentin kur ai u largua, Shqipëria po avanconte 2:0. Armando Sadiku shënoi të dy golat (24′, 39′), pas dy asistimeve nga Odise Roshi.

Turqia e ngushtoi rezultatin me të filluar pjesëloja e dytë (47′), por sërish Shqipëria ktheu epërsinë prej dy golave. Kësaj here i besuari i Christian Panuccit, Eros Grezda (55′), ishte shënues.

Trajneri Panucci theksoi se nuk e kënaqi vetëm fitorja, por edhe mënyra se si janë paraqitur në fushë lojtarët e tij. Ai provoi shumë lojtarë në këtë ndeshje, duka ua dhënë edhe mundësinë e debutimit disa prej tyre, si Kamer Qaka e Astrit Ajdareviq, dy prurjet e fundit.

“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte fryt i asaj një jave punë që bëmë së bashku.

https://www.youtube.com/watch?v=Yam44t6W3TI

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!