Drejtori i ri i OT Ulqin: Situata është e keqe, por kemi interesime nga shtetet tjera

Duke ardhur në krye të Organizatës Turistike (OT) të Ulqinit, në mes të valës së dytë të pandemisë së virusit korona, drejtori i sapozgjedhur i OT Gzim Hajdinaga, në fjalimin e tij të parë mediatik që nga emërimi në krye të organizatës, tha se është i vetëdijshëm për situatën e palakmueshme me të cilën përballen të gjithë që merren me turizëm.

Sidoqoftë, përkundër situatës së palakmueshme, ka interesim nga shtetet tjera, kështu që nuk ka vend për dorëzim, tha Hajdinaga.

Jeni të njohur me të dhënat që kemi marrë dje, se kapacitetet në bilancin e përgjithshëm financiar janë më të ulëta për 80 përqind krahasuar me një vit më parë. Ne tashmë kemi disa sinjale që as sezoni i dimrit nuk do të jetë i njëjtë me atë që jemi mësuar. Por ka edhe një lajm të mirë. Unë u informova se operatorët turistikë nga Ukraina tashmë kanë treguar interes dhe na kërkuan t’u jepnim udhëzimet dhe çmimet tona – tha Hajdinaga.

Duke kujtuar se më 1. dhjetor do të fillojë linja charter në relacionin Kiev – Podgoricë, drejtori i ri i OT shprehu shpresën se do të jetë një fillim i mirë dhe se kështu do të tërheqë turistë nga destinacione të tjera.

E gjithë kjo varet nga sjellja jonë, dhe nëse Mali i Zi do të jetë i hapur për ardhjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ne nuk jemi të vetmit, situata nuk është e mirë, por kjo nuk na jep të drejtë të themi se do të dorëzohemi, tha Hajdinaga.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!