2,85 miliardë € buxheti për vitin 2023

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, në seancën e Qeverisë prezantoi Projektligjin e buxhetit për vitin 2023, i cili parashikohet të jetë 2,85 miliardë euro. Në fillim të seancës së Qeverisë, kryeministri Dritan Abazoviq, tha se buxheti për herë të parë parasheh rritje të pagave në administratën publike, arsim dhe në polici. “Qeveria e 43-të, nuk ka marrë hua gjatë këtij viti. Eksportet janë 70 për qind më të larta se një vit më parë dhe mbulimi i importeve me eksporte ka arritur në 20 për qind. Rritja e ekonomisë është 7.7 për qind, ndërsa në vijim pritet rritje prej 5 për qind në vit”, tha Abazoviq, në mbledhjen e Qeverisë.

Damjanoviq, tha se buxheti prej 2.85 miliardë euro synon ruajtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me buxhet janë parashikuar përfitime sociale si asnjëherë më të larta deri tani. Damjanoviq, tha se mjetet e munguara për vitin e ardhshëm parashikohen në nivelin prej 705 milionë euro, ndërsa kufiri për borxhin e vitit të ardhshëm, është deri në 600 milionë euro.

Ai tha gjithashtu se kemi buxhetin më të madh kapital që ka pasur ndonjëherë Mali i Zi.

Shperndaje