Në Kuvendin e Malit të Zi sot u mbajt ora e kryeministrit. Kreu i Qeverisë Millo Gjukanoviq u përgjigjet pyetjeve e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve.
Përfaqësuesja e Frontit Demokratik Jelisava Kaleziq në pyetjen e saj shprehu interesim nëse kryeministri do të shpallë referendumin, në të cilin qytetarët do të deklarohen mbi anëtarësimin në NATO.
Gjukanoviq duke u përgjigjur në këtë pyetje, pohoi se nuk ka asnjë detyrim ligjor dhe as nevojë politike për të shpallur referendum mbi pranimin e Malit të Zi në NATO.
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Millutin Simoviq pyeti Gjukanoviqin mbi rezultatet dhe pritjet nga pjesëmarrja e Malit të Zi në samitin e nëntorit 16+1 në Kinë, ku është shprehur interesim për realizimin e infrastrukturës rrugore, energjetike si dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të porteve . Gjukanoviq,tha se samiti në Kinë ka sjellë bashkëpunim të ri cilësor, duke shtuar se është paralajmëruar bashkëpunim i ngushtë mes dy vendeve gjatë periudhës pesë vjeçare./Malësia.ME/