Dy shkolla të Komunës së Istogut dhe libraria “Meshari” ndihmojnë shkollën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Shkruan: Ali Daci

Sot Shkollen fillore nëntëvjeçare ” DACAJ” në Dacaj të Rozhajës e vizituan drejtori i ShF ” Hysni Zajmi” zoti Sadik Bicaj nga Vrella e Istogut, përfaqësuesi i SHF ” Ndre Mjeda” nga Rakoshi i Istogut zoteri Nuradin Imeraj si dhe shumë i nderuari Zeqir Mehmetaj drejtor i Radio Fontanes dhe pronari i librarisë “Mesharii” ne Istog.

Vizita e Tyre ishte sa humane aq edhe vëllazerore, ata secili veç e veç të vetmes shkollë në Gjuhën shqipe në komunën e Rozhajës i dhuruan nje numër të madh lekturash shkollore që nga kl.e parë gjerë në kl.e IX, lektyrë kjo shumë e nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle. Mysafiret u priten ngrohtësisht nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Zoti Sadik Bicaj shkrimtar dhe drejtor i SHF”Hysni Zajmi” duke dhuruar lektyren shkolore nxënësve të kësaj shkolle nder të tjera tha se kjo është vetem një ndihmë simbolike që shkolla jonë u dedikon nxënësve të kësaj ane. Kjo është vetëm nisma jonë në mbështejën institucionale të Kosovës ndaj arsimit shqip këtu në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi.

Duke shprehur kënaqësin e Tij që kjo nuk është hera e parë që viziton këtë shkollë Zoti Nuradin Imeraj përfaqësues i shkolles fillore “Ndre Mjeda ” nga Rakoshi i Istogut, ai shtoj se këtë lidhje nderëvellazërore e pse jo edhe institucionale arsimore e mundësoj si gjithmonë Ali Daci, mësimdhënësve në këtë shkollë, nuk hezitoj të përcjellë përshendetjet e kolegëve dhe nxënësve të vatres së vet arsimore në çastin e dhurimt të literatures shkollre. Imeraj tha se kjo është vetem nje hise jona e dritës dhuruar me kënaqesi kësaj shkëndije të arsimit shqip këtu. Drejtori i Radio Fontanës zoteri Zeqir Muzlijaj dhe pronar i Librarisë “Meshari” në Istog theksoj rëndësin e shkollës shqipe këtu si të vetmen mburojë kundër asimilimit dhe të vetmës roje të kultit të shenjtë të gjuhës meriton edhe më shumë. Ai nga libraria e tij dhuroj nje vistër lektyrash nga klasa e I gjerë në klsën e IX. Fjalë falenderuese për këtë përkrahje shprehen drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre edukativo- arsimore.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!