IQ dorëzoi iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit – UDSH kundër shpërbërjes

Iniciativa Qytetare dorëzoi dje iniciativën për shpërbërjen e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit.

Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare tha se projekt-vendimi për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU Tuz I i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj.

“Parlamenti i Malit të Zi në seancën të mbajtur me 28 dhjetor 2015 miratoi ndryshimet në katër ligjet që kanë të bëjn me vetëqeverisjen lokale,” kujton Sinishtaj. Ai tha se Mali i Zi Demokratike në korrik të këtij viti filloi iniciativë për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi për shkak të shkeljes së dispozitave kushtetuese, sepse nuk i ka shpallur zgjedhjet për komunën e Tuzit dhe Golubovci dhe zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin.

Kryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshj tha se iniciativa menjëher mund të propozohet për seancën e parë dhe këshilltarët do të vendosin nëse do të përfshihet në rendin e ditës apo jo.

UDSH me siguri nuk do të mbështesi shpërbërjen e Kuvendit për shkak se ajo është në kundërshtim me atë që ne kemi rënë dakord me Kryeministrin se komuna do të formohet deri në fund të majit, tha Kajoshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!