Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, me ç’rast është biseduar për pozitën e këtij komuniteti.
Sipas komunikatës për media të kësaj shoqate, në këtë takim Limaj ka konfirmuar përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez. Po ashtu ai ka bërë të ditur hartimin dhe miratimin sa më parë të Planit të Aksionit për Strategjinë e afirmimit dhe integrimit të malazezëve. Duke implementuara në tërësi këtë Strategji, malazezët e Kosovës do të barazohen në të gjitha aspektet me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
Limaj e Vujiçiq theksohet se janë pajtuar se marrëdhëniet midis Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se tani theksi duhet të vihet në përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.