Papa viziton Malin e Zi vitin e ardhshëm

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, do të vizitojë Malin e Zi vitin e ardhshëm, u konfirmua në takimin midis Papës dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markoviq të shtunën në Vatikan,

“Vizita e kreut të Kishës Katolike në vendin tonë ka rëndësi historike”, thuhet në kumtesën e qeverisë pas takimit të Markoviq me papën.

Sipas kumtesës, Papa Françesku në takimin me Markoviq ka vlerësuar politikat që zhvillon Mali i Zi, për ekumenizmin, kulturën, ekologjinë dhe humanizimin në të gjitha sferat e marrëdhënieve shoqërore.

Kryeministri malazez Markoviç, përveç papës, gjithashtu në Vatikan është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardianlin Peter Parolin. Sipas njoftimeve të mëparshme nga qeveria, Markoviq do të diskutojë me përfaqësuesit e Vatikanit rreth projektligjit për lirinë e fesë, i cili duhet të miratohet në Mal të Zi deri në fund të vitit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!