Alternativa Shqiptare është subjekti shqiptarë me mbështetjen më të madhe tregoi sondazh i kryer nga OJQ Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut CEDEM në periudhën nga 1 deri më 11 dhjetor.
Krahasuar me sondazhin e mëparshëm të CEDEM-it nga qershori i këtij viti, vërehet një trend i rritjes së Alternativës Shqiptare prej 1.8% në 2.4%.
Si pas këti sondazhi, Nik Gjeloshaj është politikani më i vlerësuar shqiptar në Mal të Zi me mbështetjen më të madhe.
Hulumtimi i CEDEM i prezantuar sot tregoi se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, Partia Demokratike e Socialistëve do të fitonte 30,5 për qind, Fronti Demokratik 20,4 për qind, Demokratët 19,3 për qind dhe Lëvizja Qytetare URA 6,2 për qind.
Partia Boshnjake do të fitonte 6.1 përqind të votave, Partia Socialdemokrate 4.3 përqind, Partia Popullore Socialiste 2.9 përqind, Social Demokratët 2.4 përqind, Alternativa Shqiptare 2.4 përqind dhe Mali i Zi i Bashkuar dy përqind.
Qytetarët janë shumë të pakënaqur me punën e qeverisë aktuale të Zdravko Krivokapiqit – tha drejtoresha e kësaj organizate Milena Beshiq./Malësia.ME/

