Lëvizja qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (SNP), Partia Boshnjake, Alternativa Shqiptare, Forca, Partia Demokratike dhe CIVIS do të nënshkruajnë nesër një Memorandum Bashkëpunimi, mëson Vijesti.
Siç u tha, qëllimi kryesor i atij bashkëpunimi është anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zhbllokimi i institucioneve.
Kjo është hera e parë që partitë e pakicave nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi me subjektet që janë aktualisht në pushtet. Besojmë se ky është një hap i madh përpara për shoqërinë malazeze dhe proceset politike të deritanishme, sepse bëhet fjalë për pajtimin e subjekteve nga spektra të ndryshëm të skenës politike.
Mali i Zi aktualisht është i rënduar nga ndarje të shumta dhe prandaj synimet kryesore të këtij procesi janë pajtimi në shoqërinë malazeze dhe integrimi evropian. Ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi në mënyrë që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian. “, ka thënë për Vijesti bashkëbiseduesi nga shumica parlamentare, i cili ka dashur të mbetet anonim.
Në një prononcim për Portalin RTMZ, kryetari i SNP-së, Vladimir Jokoviq, mohon që ky dokument të ketë lidhje me negociatat për qeverinë, qoftë edhe atë të pakicës.
Ky është një dokument që duhet t’i hapë rrugën stabilizimit të situatës politike në vend dhe forcimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, në të mirë të të gjithëve. Nuk ka të bëjë as me qeverinë, as me negociatat. Njoftimi zyrtar rreth këti dokumenti do tu dorëzohet mediave gjatë ditës – tha Jokoviq.
Memorandumi do të nënshkruhet nga liderët e subjekteve politike, Dritan Abazoviq, Vladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq./Malësia.ME/