Filmi kosovar ‘Shok’ nominohet për çmimin ‘Oscar’ (Video)

Për herë të parë, një film kosovar ka arritur të nominohet për titullin më prestigjioz botëror “Oscar” si filmi më i mirë i shkurtë.

Ky është filmi “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, i cili ka hyrë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër “Live Action Short Film”.

Filmi ‘Shok’ është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.“Shok” është filmi i parë kosovar që arrin të nominohet për çmimin Oscar dhe po cilësohet si suksesi më i madh në historinë e kinematografike të Kosovës.

Xhirimet e filmit janë realizuar në qytetin e Mitrovicës, ndërkohë producenti i tij, Eshref Durmishi, i cili e portretizon rolin e Dushanit, ka theksuar se përmes pamjeve në këtë film shfaqet një pjesë e rrugëtimit të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky film është shpërblyer edhe në shumë festivale të tjera të filmit.

 

Shperndaje