Lista e përbashkët shqiptare: Gjeloshaj problemi kyç është Forca

Partitë shqiptare në Mal të Zi filluan bisedimet për platformën e përbashkët dhe formimin e listës unike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, akoma nuk është e sigurt se a do të arrijnë të tejkalojnë mosmarrëveshjet e veta dhe të arrijnë dakordësimin përfundimtar, shkruan „Pobjeda“.

Të gjithë bashkëbiseduesit e kësaj gazetë vlerësojnë se kjo është formula për sukses dhe se duhet të jenë konstruktiv.

Sipas fjalëve të Nik Gjeloshajt nga Alternativa shqiptare, problemi kyç për momentin është Forca, e cila, siç pohon, është në marrëdhënie të këqija me të gjithë partitë shqiptare.

NGJAlternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike kanë një partneritet afatgjatë dhe unë mendoj se nuk do të ketë pengesa që edhe në zgjedhjet e ardhshme të dalim bashkë, që do të thotë se ne tashmë kemi një grupim politik që siguron hyrje të sigurt në parlament.Unë shpresoj që edhe UDSH-ja do i bashkohet këtij koalicioni.

Këto dy parti do të kontribuojnë në formimin e një koalicion sa më të gjerë, sepse siç thotë ai, kanë një kapacitet të madh të koalicionit dhe të gjitha grupimet qytetare të cilat veprojnë politikishtë beson se do i bashkohen koalicionit bazë të përbër nga ASH dhe PD.

Gjeloshaj thotë se opsionet e Forcës janë degë apo nën-degë të partisë së parë shqiptare Lidhja Demokratike e cila është në shpërbërje.

Genci-NimanbeguNënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu thotë se partia e ti është e gatshme për biseda konstruktive rreth listës së përbashkët, megjithatë, vë në dukje se deri te marrëveshja shumë vështirë do të arrihët me njerëzit që para dy apo katër vitëve nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord rreth listës së përbashkët.

Nimanbegu thekson se “ai personalisht në Kuvendin e Malit të Zi ka formuar klubin e deputetëve shqiptar, i cili duhet të ishte bazë për listën e ardhshme të përbashkët”.

VSNjë nga drejtuesit e Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj thotë se nuk duhet hequr dorë nga opsioni i pjesëmarrjes së përbashkët, por se kjo është vështirë të pritet nëse kemi parasysh mosrespektimin e rotacionit të dakordësuar të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi.Por nuk heqim dorë nga ky opcion kjo është dëshira edhe e diasporës ne kemi filluar të punojmë në këtë platformë dhe dua të besoj që do të arrijmë të bijem dakordë-shprehet Sinishtaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!