Alternativa Shqiptare është bërë opsesion për mini subjektin LDSH

Në adresen tonë ka mbërritu kuptesa për opinion nga Alternativa Shiptare të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Alternativa Shqiptare është bërë opsesion për mini subjektin LDSH

Të nderuar qytetarë,

Alternativa Shqiptare vazhdon të sulmohet nga LDSH, subjekti më i ri shqiptar i themeluar në prag të zgjedhjeve të kaluara, dhe që pa u formuar mirë dështoi në zgjedhjet lokale, së bashku me “liderin” e saj, që nuk arriti të bëhet as këshilltarë.

Sipas logjikës së zotërinjëve në fjalë, edhe portalet malazeze si CDM etj., që publikojnë lajme se ASH është subjekti më i fortë shqiptar, qenkan të kontrolluara nga ne!?

Po ashtu edhe të përditshmet malazeze “DAN” e “Pobjeda” i kontrollojmë ne, sepse publikojnë lajme që PDS ia ruajti mandatin e tretë në Vrane, LDSH-së!

Portali malesia.me është e kontrolluar nga ne, për faktin se përkthen deklaratat e zyrtarëve të LDSH!?

Opsesioni i tyre me ASH nuk ka të ndalur. LDSH-ja, si çdo herë deri më tani e vërtetoi se është parti e marrëveshjeve nën tavolinë, për interese personale të zyrtarëve të këtij subjekti.

Ne si subjekt i kuptojmë shumë mirë të dështuarit zyrtarë të LDSH, sepse ASH i demaskoi në çdo aspekt. Ata nuk e fshehin opsesionin, se ASH u pengon edhe për faktin, se e realizoi projektin e Komunës, bashkimin e disa subjekteve shqiptare etj, ndërkohë që ata kishin detyra tjera…madje edhe duke shtuar numrin e subjekteve shqiptare, sepse kemi pak në Mal të Zi!?

Të nderuar qytetarë,

Ne si subjekt, për dallim nga zotërinjët në fjalë, do të bëjmë publike veprimtarinë tonë politike, dhe do të marrim përgjegjësi të plotë ndaj çdo vendimi politik, për ç’gjë në detaje do të jeni të njoftuar Ju!

Sinqerisht,
Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!