Nënkryetari i parë i qeverisë e ministër i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Atë do ta pres kryeministri Dushko Markoviq dhe ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq.
Darmanoviq dhe Daçiq, pas bisedimeve zyrtare do të japin nesër deklarata për opinion në vilën “Gorica”. Është paralajmëruar se Daçiq do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq.