Negociatat për formimin e pushtetit në Tuzi do të fillojnë deri në fund të javës. Këtë e konfirmoi anëtarI i Kryesisë së DPS dhe bartësi i listës në zgjedhjet e vitit të kaluar në Tuz Halil Dukoviq.
Ai është i bindur se së shpejti gjithçka do të përfundohet dhe se pushtetin do ta formojnë me Partin Boshnjake UDSH-në dhe SD.
“Unë shpresoj për një marrëveshje të shpejtë. Në pyetje është vetëm apetiti, sepse ndodh që dëshirohet një pjesë më e madhe e ëmbëlsirës sesa dikuj ajo i takon. Kur apetitet rriten, atëherë gjithë këtë duhet duruar DPS-ja, dhe nuk e di se sa në këtë kuptim mund të jemi tolerantë. Është e qartë se gjithçka duhet të bëhet në përputhje me numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e 26 nëntorit, “tha Dukoviq për CdM.
Zyrtari i DPS, megjithatë, beson se marrëveshja do të nënshkrueht së shpejti, në mënyrë që Tuzi të fitojë pushtetin dhe të fillohet me relizimin e projekteve të planifikuara.
Si kryetar i ri i Komunës së Tuzit, përmendet nënkryetari i Këshillit Rinor të DPS Tuz Marjan Junçaj. Posti i nënkryetarit do ti përkas Partisë Boshnjake dhe UDSH-së do ti takoi vendi i kryetarit të Kuvendit, shkruan CDM./Malësia.ME/