LDSH: Nuk guxojmë të kënaqemi me dromca

Lidhur me spekulimet mediatike të ditëve të fundit se gjoja LDSH shprehet e gatshme të futet në koalicion me shumicën parlamentare në Tuz, për hir të votuesëve tonë, jemi të obliguar të reagojmë, dhe të njoftojmë opinionin e gjërë, se e gjithë kjo është vetëm vazhdim i fushatës kundër këtij subjektit, i cili asnjëherë nuk e keqpërdori besimin që i dhanë.

 Është e ditur se partitë politike dalin në zgjedhje me qëllim për të marrë pushtetin, apo për të participuar në të. Prandaj nuk është aspak e çuditshme kur, cilado nga partitë shqiptare deklaron se e dëshiron pushtetin, aty ku popullata bazë të cilës i kërkon votën përbën shumicën. Pra, jo në Nikshiq as Plluzhinë, por në Tuz, në Malësi. Kështu që nuk është e çuditshme as kur dikush nga LDSH deklaron se do ta dëshironim këtë pushtet, por e bën të qart; jo si dekor. Një deklaratë e këtillë, e dhënë në gjuhën malazeze, derisa erdhi te lexuesi shqiptar pësoi aso transformimesh, natyrisht qëllimkëqia, sa që del sikur LDSH i qenka lutur koalicionit të posaformuar në Tuz, që ta marrë. Ne i dimë qellimet hileqare të atyre që shohin qimen para tjetrit, por jo tranë para vetes, por nuk e kuptojmë se deri kur mendojnë të merren me mashtrime të cilat shumë lehtë mund të verifikohen. Mjafton të krahasohet teksti e përkthyer me origjinalin!

 Sa për sqarim; ne, as nuk kemi pasur ofertë, e as nuk kemi bërë ofertë! Pra nuk na ka ofruar kush, as nuk i jemi ofruar kujt, dhe as nuk do t’i ofrojmë, sidomos jo një strukture të këtillë: as sot, as në të ardhmen; as në Tuz, e as në Podgoricë. As për planet afatshkurtëra, e as për ato afatgjata. Këtë ta kenë të qartë ata, si edhe aletatët e tyre që kanë plane me ta, por kërkojmë që ato plane të mos i arsyetojnë me shpifjet se gjoja edhe LDSH ka gatishmëri për t’u bërë pjesë e këtij pushteti. LDSH do të jetë pushtet në Tuz vetëm atëherë kur këtë pushtet ta udhëheqin shqiptarët autoktonë dhe jo ardhacakët, apo shqiptarët sipas nevoje, të cilët shqip nuk flasin, madje as në familjet e veta. Pra, jo dromcave në sofrën tonë, kurse ata që duan t’i mbledhin, le t’i mbledhin, por të mos bëjnë me gisht nga të tjerët, siç e kanë zakon!

 Ne, natyrisht se nuk do të mirremi, e as nuk e kemi ndërmend t’i komentojmë shkarravinat dhe falsifikemt në vazhdim, të portalit të aleatëve të PDS-së, përndryshe të kontrolluar nga Alternativa shqiptare, por vetëm shprehëm qendrimin tonë të qartë e të palëkundur, lidhur me këtë çështje.

 Juaja LDSH

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!