Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) mbështetet nga pothuejse 75 përqind e qytetarëve, që është një rritje e madhe krahasuar me dhjetorin 2019, kur përqindja ishte rreth 66, tregoi sondazhi i realizuar nga agjencia De Facto për nevojat e Delegacionit të BE-së në Podgoricë.
Sondazhi, i cili u krye në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, tregoi se 22.3 përqind e qytetarëve nuk mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa kjo përqindje në dhjetor të 2019 ishte 23 përqind.
Malësia.ME