Ish-drejtoresha ekzekutive e ndërmarrjes ”13 Jul Plantaze” me nënshkrim dhe pa shpjegim ka marrë sasi të mëdha të produkteve të verës nga depoja e kompanisë.
Kjo shihet në dokumentacionet të cilat i ka siguruar Rrjeti i Hetimit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Lupa.
Vetëm më 3 Prill të vitit të kaluar, Marash nga depoja e kompanisë mori produkte të verës me vlerë rreth 3,000 euro.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Marash në atë vit pagën mujore e kishte 7,367 euro, ndër më të lartat në vend.
Malësia.ME