TV Vijesti: Gjukanoviq njoftoi se do t’i nënshkruajë ligjet

Në takimin midis Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq, Kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq, Kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe Zëvendës Kryeministrit Dritan Abazoviq, u ra dakord që bashkëjetesa duhet të funksionojë, raporton Televizioni Vijesti.

Siç mëson jozyrtarisht Televizioni Vijesti, Gjukanoviq njoftoi në takim se do t’i nënshkruajë ligjet kur Kuvendi t’i miratojë përsëri më 20 Janar. Por, kreu i PDS-së nuk përjashtoi mundësinë që partia e tij të ngrisë çështjen e kushtetutshmërisë së Ligjit mbi Lirinë e Fesë para Gjykatës Kushtetuese.

Kur bëhet fjalë për ndërrimet në ushtri, u ra dakord që çështja të zgjidhet përmes dialogut, domethënë që protokolli të respektohet para së gjithash, duke diskutuar këtë temë në seancën e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!