Deputetët e shumicës parlamentare të ngrisin çështjen e besimit të Qeverisë

Nga Partia Socialiste Popullore njoftuan sot se mbështesin deklaratat e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe Frontit Demokratik, të cilat, siç thonë ata, shkojnë në drejtim të zgjidhjes së krizës aktuale politike dhe kanë të bëjnë me rishikimin e besimit të Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas PSP-së, është thelbësore të ngrihet çështja e besimit të Qeverisë. Nëse kryeministri nuk dëshiron ta testojë besimin në Kuvend, deputetët e shumicës parlamentare duhet ta paraqesin atë propozim dhe nëse Qeveria e fiton besimin, në atë rast duhet të lejohet të punojë deri në fund të mandatit. Në të kundërtën, deputetët e shumicës parlamentare plus partitë e pakicës duhet të formojnë qeverinë e re dhe t’i japin fund kësaj agonie që zgjat prej muajsh”, theksojnë nga PSP.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!