Gjeka: Edhe Komuna e Ulqinit të menaxhojë Kriporen

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka thënë se qëllimi i kësaj administrate lokale është që të ruhet hapësira dhe biodiversiteti i Kripores.

“Ne do të institojmë që, nëse nuk mundemi vet, atëherë së bashku me të tjerët, kushdo qofshin ato, të menaxhojmë Kriporen. Ulqinakët kanë marrëdhënie të veçantë me këtë kompani”, tha ai për “Dnevne novine”.

Sipas fjalëve të tija, në të gjithë aksionet të cilat ndërmerren qëllimi është ruajtja e kësaj hapësirë.

“Ajo është habitati më i madh i shpendëve në Europën juglindore, ndërsa a do të ndërtojë dikush ndonjë spa qendër në këtë pjesë të territorit i cili i takon Kripores, është pyetje për ekspertët, por edhe çështje e marrëveshjes. Nuk duhet të jesh përjashtues, me kusht që kjo hapësirë të mbetet e mbrojtur”, shtoi Gjeka./ulinfo/

Shperndaje