NATO ka filluar bisedimet me Malin e Zi lidhur me kërkesën për tu bërë vend anëtar në aleancën veriatlantike, është publikuar në ueb faqen e aleancës.
Me fillimin e bisedimeve Mali i Zi sot ka bërë hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO, shkruan në faqen zyrtare të aleancës. Theksohet se bisedimet për anëtarësim në NATO do ti karakterizojnë çështjet politike, ushtarake dhe juridike dhe do të jetë rasti që të dy palët ti sqarojnë çështjet e hapura.
Pas bisedimeve hapi i radhës do të jetë që anëtaret e NATO-s të nënshkruajnë protokollin për asocim dhe më pas, Mali i Zi, së bashku me ftesën, do të fillojë të marr pjesë në mbledhjet e aleancës së Atlantikut Verior. Mali i Zi duhet të miratojë marrëveshjen e Uashingtonit dhe kështu të bëhet anëtari i 29 i NATO-s pasi që të gjitha anëtaret të ratifikojnë protokollin për asocim. Ministrja e mbrojtjes Milica Pejanoviq- Gjurishiq në intervistën dhënë RTMZ ka theksuar se bisedimit me siguri do të zgjasin deri në muajin prill. Ajo ka theksuar se në ekipin malazez për bisedime gjenden përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes dhe të ministrisë për punë të jashtme Integrimet evropiane, të Agjencisë për sigurinë nacionale, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave sekrete dhe të Misionit të Malit të Zi në aleancë.