Deputeti Shkrela sulmohet nga deputetët e FD

Parlamenti i Malit të Zi votoi sot për heqjen e imunitetit deputetëve të Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq të cilët dyshohen për veprën penale “krijim i organizatës kriminale, përgatitjen dhe nxitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi”.

Pas heqjes së imunitetit dy deputetëve Mandiq dhe Knezheviq, deputetët e FD të cilët së bashku me disa qindra përkrahës të tyre protestonin para Parlamentit, kanë hyrë në Parlament punën e të cilit e bojkotojnë nga zgjedhjet e 16 tetorit dhe filluan të sulmojnë dhe fyejn deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve. Cak i sulmeve ka qënë edhe deputeti Luigj Shkrela i cili në momentin kur ishte duke dalur nga salla e Kuvendit u sulmua nga Millan Knezheviq.

Një konfrontim më të madhe fizik e parandaluanë anëtarët e sigurisë së Parlamentit.

Pas qetësimit të situatës deputetët e FD vendosen të qëndrojnë në Kuvend dhe aty të presin edhe arrestimin eventual të Mandiq dhe Knezheviq.

Fronti Demokratik sot para ndërtesës së Parlamentit kishte organizuar një protestë në të cilën morën pjes edhe përfaqësues tjerë nga partitë opozitare nga SNP, Demokratët dhe Dritan Abazoviq nga Levizja Qytetare URA./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor:Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!