Incidente të shumta në Parlament, deputetët e FD mendojë se janë mbi ligjin

Deputeti i FD Milan Knezheviq sërish shkaktoi incident në parlament, kur u përplas me fjalë me nënkryetarin e Parlamentit Branimir Gvozdenoviq. Knezheviq edhe më parë ishte nxitës i disa incidenteve në Kuvend, prandaj përshtypja është se ai humbet kontrollin e veprimeve të tij sapo hynë në ndërtesën e parlamentit.

Bashkëbiseduesit e CDM e dënojnë sjelljen e tij skandaloze dhe ka edhe nga ata që i propozojnë të heqi dorë nga detyrimet e tij parlamentare për njëfarë kohe.

Deputeti i PL Andrija Popoviq, konsideron se për ”fjalorin e rrugës” që erdhi në Kuvndin e Malit të Zi më meritor është Fronti Demokratik, dhe kjo zgjatë nga protestat e vitit 2015. Knezheviq i cili është nën presionin e kallëzimeve penale dhe proceseve gjyqësore, do të ishte mirë që për njëfarë kohe të pushojë nga detyrimet parlamentare.

Deri dikun e kuptoj. Shumë padi penale janë ngritur kundër tij. Për shkak të gjithë kësaj është në një gjendje psikologjike ku nuk është e lehtë t’i përgjigjet detyrimeve të deputetit, i cili gjithmonë duhet të jetë i denjë dhe i civilizuar, vlerëson Popoviq.

“Do të jetë e mahnitshme për mua nëse ndonjë seancë në të ardhmen do të kalojë pa donjë incident verbal apo fizik. Kjo është e pashmangshme. Kam frikë se mund të vij deri te donjë tragjedi në atë sallë, sepse është një atmosferë shumë e ngarkuar. Ska dialog. Më duket se gjëja më e rëndësishme është që sigurimi në çdo moment është e afërt, “tha Popoviq.

Ai kujton se Mali i Zi në kohë të vështira për ne ishte një shembull për shumë parlamente evropiane.

Sjelljen e Knezeviq e dënoi edhe zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj. Sipas vlerësimit të tij, ka të bëjë me sjellje rruge dhe dhunë.

Ai  tha se në përgjithësi dhe vazhdimësi, kemi një sjellje joadekuate të deputetëve të FD në parlament.

Kjo është për çdo dënim. Ka të bëjë me dhunë të hapur, sjellje rruge dhe dëshira e dukshme është të provokosh incidente. Nuk ka dëshirë të sinqertë për dialog. Mendoj që për çdo deputet duhet të zbatohen ligjet dhe rregullat. Me sa duket, deputetët e FD mendojnë se janë mbi ligjin dhe rregullat e Parlamentit të Malit të Zi, dhe se ata mund të ofendojnë gjithkënd, dhe në këtë mënyrë të vijn deri te një qëllim, tha Gegaj.

“Ai që nuk respekton organet shtetërore, nuk respekton shtetin e Malit të Zi. Për këtë arsye, të gjithë duhet të sanksionohen “, përfundoi Gegaj./Maësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!