Kryetari i Forces së Re Demokratike, Nazif Cungu i ka uruar fitoren Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Jam i bindur që këto zgjedhje do të sjellin një frymë ndryshimi dhe stabilitet politik, theksoi Cungu.
I uroj atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje sa më shumë sukses në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës si dhe në forcimin e perspektivës euroatlantike.
Cunu ka thënë se shpreson shumë që kjo fitore e tij do të shtojë vëmendjen e Kosovës ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve. Pres me padurim që të bashkëpunojmë përsëri së bashku në të ardhmen e afërt, tha Cungu.
Cungu suksesin në zgjedhje i ka uruar edhe Vjosa Osmanit duke i dëshiruar sukses në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës.
Malësia.ME
