Kuvendi i MZ: Dragiqeviq kryetare e klubit në vend të Gjeloshaj

Duputetja e Iniciativës Qytetare Kroate (HGI), Lerka Dragiqeviq, në tetë muajt e ardhshëm do të jetë kryetare e Klubit të deputetëve të Partive shqiptare (Forca e Alternativa Shqiptare), Iniciativës qytetare Kroate dhe Partisë liberale.

Në bazë të marrëveshjes mes këtyre partive ajo në këtë funksion do të qëndrojë, nga 20 marsi deri në 20 nëntor.

Kur u formua klubi, është akorduar renditja e shefave të Klubit të cilët ndërrohen me rotacion çdo tetë muaj.

Para Dragiqeviq kryetar i klubit, ishte deputeti Nik Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!