Këshilli i Kuvendit të Malit të Zi për marrdhënie ndërkombetare do të duhet që sot të jap mendimin rreth kandidaturës së Hamdi Hasanit për ambasador të Malit të Zi në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Sipas propozimit që në parlament është dërguar nga Qeveria, Hasani detyrën e ambasadorit në Arabinë Saudite do ta kryente në baza jorezidente, shkruan Dan.
Hasani është kushëri i Fërhat Dinoshës i cili në vitin 2012 e ka zevendësuar Dinoshën si ministër në Ministrinë e pakicave pasi që ky i fundit u emërua si ambasador në Tiranë.
Hasani së fundmi ka qenë drejtor i Drejtorisë për Amrikën e Veriut, Qendrore dhe të Jugut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Malit të Zi.
Hasani do të ishte ambasadori i dytë shqiptar, pas Ferhat Dinaoshës në Shqipëri, që vjen nga radhët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve.