Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vizion të përbashkët evropianë

Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë qëllim dhe vizione të përbashkëta evropiane dhe në këtë plan do ti kushtohen forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale , është vlerësuar gjatë takimit të parë të Këshillit të përbashkët të këtyre dy shteteve.

Kryenegociatori me UE Aleskandar Andria Pejoviq ka përkujtuar se Këshilli i përbashkët i Malit të Zi dhe Shqipërisë është themeluar me marrëveshjen e qeverive të dy vendeve i cili ka hyrë në fuqi me 16 dhjetor të vitit të kaluar.Ai shpreson se ky trup do të jetë forum i mirë për shkëmbimin e përvojave dhe të njohurive të cilat i arrijnë këto dy shtete në rrugën drejtë anëtarësimit në UE- shkruan RTCG.

Pejoviq ka theksuar se bashkëpunimi i këtyre dy shtetëve është kualitative dhe shënon rezultate të mira,ai ceku se Mali i Zi  në periudhën e kaluar me Shqipërinë ka marrë pjesë në gjashtë projektet rajonale, duke shtuar se si për njërin ashtu edhe për shtetin tjetër anëtarësimi në Unionin Evropian është synim.

Ministrja për integrime të Shqipërisë Laida Gjosha beson se gjatë këtij takimi do të arrihen rezultate të mira , aktivitete dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Ky takim, siç ka theksuar ajo është vazhdimi i marrëveshjes të cilin dy ministritë e kanë nënshkruar në vitin e kaluar me qëllim të vazhdimit të procesit të integrimeve evropiane. Ajo konsideron  se reforma e gjyqësorit , e cila duhet realizuar do të sjell më tepër investime dhe kjo siç ka theksuar ajo është çelës i hapjes së kapitujve negociator.

Shperndaje