Kuvendi Komunal i Tuzit në seancen e sotme zgjodhi Abedin Axhoviq për Kryetar komune.
Zgjedhjen e Axhoviq e mbështeten 20 këshilltarët e DPS, Social Demokratët, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partis Boshnjake.
Këshilltarët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Nga Alternativa Shqiptare njoftuan se ata do të ankohen në Gjykatën Administrative, sepse siç thanë Adxhoviq nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime.
Gjekoshaj me rastin e votimit për herë të tretë për Axhoviq tha se, kolegët e tij votuan kundër që ai të jetë kryetar, dhe dëshmuan se kjo shumicë parlamentare nuk ka stabilitet dhe vizion.
Ai tha se të gjitha vendimet e Axhoviq do të jenë të paligjshme dhe se Komunën do ta çojë në një “kolaps”.
Shtjefen Camaj (Mali i Zi Demokratik) pyeti kryetarin e Kuvendit Fadil Kajeshaj dhe sekretaren Elvisa Rexhematoviq a do të japin dorëheqje pas skandalit të ndodhur.
Kajoshaj u përgjigj dhe tha se, as nuk vjen në konsiderat të japë dorëheqje, ndërsa për sekretaren tha se nesë don ajo do të përgjigjet me shkrim.
Ivan Ivanaj (LDSH) tha se priste që pas skandalit të ndodhur, sekretarja e Kuvendit Elvisa Rexhematoviq do të merrte përgjegjësinë dhe do jepte dorëheqjen./Malësia.ME/