Gjeloshaj dënon aktin barbar të djegjes së flamujve

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka reaguar ndaj siç e quan ai aktit barbar të disa individeve rrugaç dhe qyqarë që kanë djegur flamurin kombëtarë dhe atë të Republikës së Kosovës.

Gjeloshaj u shpreh se veprime të tilla nuk i shërbejne ndërtimit të një shteti multietnik ku të gjithë qytetaret ta ndjejnë veten e barabartë.
“Akte të tilla janë akte barbare, të njerëzve që duan dhe punojnë që të ndezin konflikte të ndryshme ndëretnike në vendin tonë, por edhe në të gjithë Ballkanin. Njerëz që urrejnë çdo gjë shqiptare, njerëz të pacivilizuar, që nuk duan ta njohin realitetin. Janë rrugaç dhe qyqarë” u shpreh Gjeloshaj.
Ai gjithashtu ftoj organet kompetente të merren më seriozisht me ngjarje të tilla.
“Nuk është ky rasti i parë, kemi pas edhe raste të tjera ku është sulmuar Ambasada Shqiptare në Podgoricë, kështu që organet kompetente duhet të merren më seriozisht me këto ngjarje, duhet një dënim shëmbull për aktoret qyqarë dhe rrugaç në mënyrë që akte të tilla të marrin fund një herë e mirë” tha Gjeloshaj./Malësia.ME/
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!