Gjeloshaj ftoi Vujanoviq të shpall zgjedhjet lokale në Tuz!

Nga fundi i vitit të kaluar, Parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar ligjin për vetqeverisje lokale, i cili është publikuar në fletoren zyrtare të Malit të Zi, më numër 3/2016 më 15 janar të vitit 2016.

Në Nenin 2 të ligjit për vetqeverisje lokale thuhej:
“(1) Vetqeverisja lokale zbatohet në Komunë, Kryeqytet dhe Kryeqytetin Mbretërorë (në vazhdim: Komuna).
(2) Ligji për Kryeqytetin mund të njohë Komunat Urbane si formë e veçantë e realizimit të vetqeverisjes lokale në kuadër të Kryeqytetit”

Neni 2 është ndryshuar dhe tani thuhet: “Vetqeverisja lokale zbatohet në Komunë, në Komunë në kuadër të Kryeqytetit, Kryeqytet dhe Kryeqytetin Mbretërorë (në vazhdim: Komuna).

Me këto ndryshime, të gjitha të drejtat dhe detyrimet, të gjitha kompetencat nga ligji për vetqeverisje lokale duhet të ketë çdo aspekt i ligjit për vetqeverisje lokale i cili është i definuar me këtë ligj, asnjë akt më i ulët ligjor, nuk është mbi ligjin për vetqeverisje lokale. Me këtë ligj Komuna në Kuadër të Kryeqytetit është vetqeverisje lokale.

Komuna në Kuadër të Kryeqytetit, është e definuar edhe me ligjin mbi organizimin teritorial, ku është përcaktuar teritori i kësaj vetqeverisje lokale.

Gjithashtu me ligj është përcaktuar që Presidenti i Malit të Zi, brenda 90 ditësh nga dita e hyrjës në fuqi të këtij ligji, të shpall zgjedhjet.

Me qenë se sot përfundon afati dhe nuk po shikoj asnjë njoftim që keni shpall zgjedhjet, ju bëjë thirrje publike, që të veproni në bazë të ligjeve, ligjin për vetqeverisje lokale dhe ligjin për organizim teritorial.

Teksti marrë nga Facebook i z.Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!