Pushteti dhe opozita janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo mund të ndodh gjatë disa ditëve të ardhshme , ka theksuar kryeministri, Millo Gjukanoviq.
Mendoj se jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes dhe siç e dini PDS ishte iniciues i këtij projekti dhe ka ofruar çdo gjë që ishte e domosdoshme të ofrohet ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka vlerësuar se opozitës i është ofruar marrëveshje si paket e pasur për bashkëpunim në periudhën që vjen dhe se gjatë disa muajve të kaluar janë realizuar hapa serioz përpara.
Duke komentuar insistimin e opozitës për ndryshime në servisin publikë , Gjukanoviq, ka vlerësuar se ky është grusht serioz kundër zhvillimit demokratik. Mendoj se servisi publik është shtëpi me profesioniste mediatike në Mal të Zi , shtëpia më objektive dhe më e hapur mediatike e cila nuk i mban dyert e mbyllura për askënd.