MPJ: Dënojmë djegien e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës

Flamuri shqiptarë dhe i Kosovës janë djegur dje pasdite pranë ndërtesës së “Capital Plaza” në Podgoricë, në këtë ndërtesë gjinden zyrat e ambasadës së Kosovës. Flamujt e djegur ishin në mes të flamurit të Malit të Zi dhe Italisë, të cilët kanë mbetur të paprekur.

Ministria e punëve të jashtme dhe e integrimeve evropiane e Malit të Zi dënon fuqimisht aktin e vandalizmit dhe djegies së flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministria e jashtme është në komunikim të vazhdueshëm me të dyja ambasadat,dhe autoritetet kompetente duhet të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rastit dhe identifikimin e autorëve.

“Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis shteteve tona ”, thuhet në dreagimin e MPJ -së së Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!